Sipas një studim të ri të publikuar së fundmi, gjuetia ilegale e breshkave te detit, ka shënuar rënie vitet e fundit. Megjithëse të dhënat për këtë temë janë të pakta.
Studimi, i botuar në Global Change Biology, përdori një meta-analizë të dokumenteve të publikuara në tre dekadat e fundit për të vlerësuar numrin e breshkave të detit, që janë mbytur ilegalisht gjatë asaj periudhe kohore.
Ekipi kërkimor i udhëhequr nga Jesse Senko, autori kryesor i studimit, në Universitetin Shtetëror të Arizonës, analizoi studimet e rishikuara nga kolegët dhe raportet e mediave rreth gjuetisë së breshkave të detit.
Ata zbuluan se raportet për gjuetinë e breshkave të detit, nga vitet 2000 deri në 2010 kishin rënë me 28%, dhe kjo sipas Senkos ishte “një shenjë vërtet inkurajuese”.
“Ne nuk e prisnim vërtet këtë, sepse kishim më shumë informacion për vitet 2010”, tha Senko për CNN, përcjell klankosova.tv.
“Ne gjetëm më shumë informacion në vitet 2010 sesa në vitet ’90 ose 2000 së bashku. Megjithatë, kemi gjetur një rënie”.
Studiuesit vlerësuan se ka pasur më shumë se 1.1 milion vrasje të paligjshme të raportuara të breshkave të detit midis 1990 dhe 2020. Breshkat e detit priren të vriten për dy arsye kryesore, shtoi më tej ai.
Arsyeja e parë: Ushqimi – nëse hahen nga i njëjti person që i gjuan ose shiten në treg, por edhe për guaskat e tyre, të cilat përdoren si bizhuteri apo dekorim.
Por projekti kërkimor ka kufizimet e veta si: Vrasjet e paligjshme janë të vështira për t’u gjurmuar, hulumtimi kapi vetëm vrasjet që u raportuan. Shpesh edhe informacioni për ato vrasje të breshkave është i pakët.
“Ndryshimet klimatike janë gjithashtu një kërcënim për breshkat e ujit, megjithëse ne nuk e kuptojmë plotësisht ndikimin. Ndotja plastike është një kërcënim në rritje”, tha Senko.