Siç njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës, rreth 21,312 familje me 84,249 anëtarë kanë përfituar nga ndihma sociale në maj të këtij viti.
Ky numër ndërkaq, ka pësuar rënie në krahasim me numrin e familjeve që kanë përfituar ndihma sociale vitin e kaluar për 16.3%.
Vitin e kaluar numri i familjeve përfituese të këtyre ndihmave ka qenë 25, 482 familje, me 100,608 anëtarë, që tregon se kishtë mbi 4000 familje më shumë se këtë vit.
Rënie ka shënuar edhe numri i anëtarëve të regjistruar prej 16.2 përqind.
“Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145,140, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 149,794 përfitues, vërehet një rënie prej 4,654 apo shprehur në përqindje 3,1%”, bën të ditur raporti i ASK-së./FolDrejt/