Ekonomia e SHBA-së në muajin korrik ka shtuar 526 mijë vende pune, që është masë e konsiderueshme mbi vlerësimet e tregut.
Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës, shtimi i vendeve të punës për qershorin u rishikua për 26 mijë, respektivisht nga 372 mijë në 398 mijë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shkalla e papunësisë ka rënë në 3,5 për qind. Pritshmëria e tregut për të dhënat ishte e pandryshuar nga shifra e muajit të kaluar prej 3,6 për qind.
Numri i të papunëve në SHBA ka rënë në 5.7 milionë në muajin korrik.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit COVID-19, më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e tyre të punës në mars dhe prill të vitit 2020./FolDrejt/