Jetlir Zyberaj, këshilltari i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës.
Zyberaj ka shkruar në Facebbok se Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare. Megjithatë, sipas tij, për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës.
“Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar. Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg. Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ai.