Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur njoftimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Lajm i mirë për Kosovën për udhëtimin pa viza”, shkruan në postimin e kësaj zyre në Twitter.
Kujtojmë se pas aprovimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, tani nevojitet edhe aprovimi nga Parlamenti Evropian. /FolDrejt/