Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Zyra e Kryeministrit organizoi tryezë të rrumbullakët me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”

2 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Zyra e Kryeministrit organizoi tryezë të rrumbullakët me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë, shkruan Fol Drejt.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në shënim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”, të organizuar nga Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi.”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kkryeministrit.

Sipas raportit zyrtar, në fjalimin e tij, kryeministri Kurti ka theksuar se takimi i sotëm përfaqëson simbolikisht atë që Republika e Kosovës në të vërtetë po e jetëson, pra ndjenjën e përbashkësisë dhe pjesëmarrjes për të gjithë. 

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kurti ka shtuar se Kosova është shteti ynë i përbashkët ku të gjithë duhet të ndjehemi plotësisht të barabartë dhe të padiskriminuar mbi asnjë bazë dhe  se në dy vitet e fundit, qeveria ka mbështetur të gjitha komunitetet, përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara. 

Tutje, ai ka shprehur mirënjohje ndaj secilit për angazhimin e  palodhshëm, për kontributin dhe për rolin e çmueshëm në institucione dhe në shoqëri, dhe ka uruar 15- vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës me thirrjen që të gjithë së bashku të forcojmë ndjenjën e dashurisë, dhe ta shtojmë angazhimin e punën në shërbim të vendit.

“Urimit për 15-vjetorin e Pavarësisë iu bashkëngjit edhe zëvendëskryeministrja Redžepi duke thënë se “sot të gjitha komunitetet jo shumicë urojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, së bashku me mesazhin për paqe, tolerancë, harmoni dhe jetës së përbashkët”. Krahas tre ministrave të kabinetit qeveritarë që vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Qobaj dhe deputeti shtetëror në Bosnjë dhe Hercegovinë z. Shemsedin Mehmetoviq, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.”, thuhet në vazhdim të raportit. /FolDrejt/

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 

E nderuar zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës për çështje të pakicave dhe të drejta të njeriut, znj. Emilija Redžepi,

Të nderuar ministra të Qeverisë, z. Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim dhe z.Fikrim Damka, ministër për Zhvillim Rajonal,

I nderuari zëvendësministër Lazar Radulovic në ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Të nderuar përfaqësues diplomatikë të vendeve mike në Republikën e Kosovës

Shkëlqesia juaj, ambasadori i Malit të Zi, z. Bernard Qobaj

Zonja dhe zotërinj,

I nderuari deputet shtetëror në Bosnjë dhe Hercegovinë z. Shemsedin Mehmetoviq i cili përndryshe është edhe ndër themeluesit e partisë së Aksionit Demokratik ESDA,

 

Fillimisht, më lejoni të ju përshëndes përzemërsisht  të gjithëve dhe të ju uroj mirëseardhje. Takimi i sotëm përfaqëson simbolikisht atë që Republika e Kosovës në të vërtetë po e  jetëson: ndjenjën e përbashkësisë dhe pjesëmarrjes për të gjithë.

 

Kosova është shteti ynë i përbashkët ku të gjithë duhet të ndjehemi plotësisht të barabartë dhe të pa diskriminuar mbi asnjë bazë.

 

Kosova është shteti ynë i përbashkët pra në të cilën duhet të kemi edhe mirëqenie edhe siguri dhe ky është prioritet i qeverisjes sonë si garant i mbështetjes për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, me fokus në sundimin e ligjit dhe drejtësinë, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e gjendjes së arsimit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë.

 

Në dy vitet e fundit, qeveria jonë ka mbështetur të gjitha komunitetet, përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara. Brenda një viti, me Pakon për Ringjallje Ekonomike dhe Pakon për Përballje me Inflacion kemi mbështetur drejtpërdrejt rreth 800 mijë qytetarë të Republikës, apo praktikisht secilën familje në vendin tonë.

 

E kemi lansuar Platformën Kombëtare për Raportimin e Rasteve të Diskriminimit ndaj Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Gjithashtu kemi miratuar edhe Strategjinë për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali 2022-2026.

 

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve i ka mbështetur organizatat dhe mediet për aktivitete të ndryshme kulturore.

 

I kemi përkrahur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-up për komunitetet jo shumicë, mes tyre 48 për komunitetin serb, 27 për komunitetin boshnjak, 21 për komunitetin egjiptian, 10 për komunitetin ashkali, 5 për komunitetin goran dhe 4 për komunitetin rom.

 

I kemi ndarë 96 grante për organizata për projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet jo shumicë.

 

Arsimin e lartë e kemi bërë pa pagesë për të gjithë studentët, pa dallim.  Pra edhe niveli bachelor edhe niveli master janë falas, vetëm për doktoraturë duhet të paguhet por edhe për atë shumë më pak se gjetiu.

 

Për ta mbështetur edukimin, i kemi ndarë 300 mijë euro për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Edhe i kemi ndarë edhe 300 mijë euro për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptianë.

 

Programet mësimore/lëndore janë përkthyer në turqisht dhe boshnjakisht, ndërsa në proces përkthimi janë edhe për serbisht dhe anglisht. Tekstet shkollore janë përkthyer nga shqipja në turqisht dhe boshnjakisht. Dhe iu kemi dhënë mundësinë për praktikë 6 mujore me pagesë në institucionet qeveritare, 100 të rinjve, me prioritet atyre nga komunitetet jo shumicë.

 

Që nga fillimi, ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë ndaj komuniteteve jo shumicë më shumë se sa çdo qeveri e mëparshme. Ne e kultivojmë diversitetin si pasuri, kërkojmë solidaritet me të gjithë dhe barazi që nuk e lejon askënd të diskriminohet. Qeveria jonë është e angazhuar që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen pa diskriminim. Kjo nënkupton që të mos ketë favorizime sepse privilegjet për dikë bëhen mandej diskriminim për dikë tjetër. Pra barazia nuk na mbron vetëm nga diskriminimi por edhe nga privilegji edhe nga favorizimet sepse një pjesë e konsiderueshme e diskriminimeve nuk nisin si diskriminimi por nisin si favorizime për dikë, si privilegjim për dikë, e vetëm më pas bëhen diskriminim për të tjerët.

 

Për këtë qëllim ne kemi rritur dialogun me ju si qytetarë dhe pjesëmarrës të barabartë të vendit tonë.

 

Kjo dëshmohet në vepër përmes përfaqësimit politik edhe brenda ekzekutivit: posti i Zëvendëskryeministres, postet ministrore, anëtarë të kabinetit tim, e numri i të punësuarve në administratë, mes tjerash, janë trende që presin t’i vazhdojmë me intensitet edhe më të madh. Ndërkaq me Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë kemi krijuar mekanizmat për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në çdo kategori, në pozitat shtetërore.

 

Vizioni ynë është rruga evropiane, realizimi dhe ringjallja e vlerave më të larta evropiane në realitetin tonë të përditshëm.

 

Prandaj është e rëndësishme që të gjithë së bashku, shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit, romët, egjiptianët, ashkalinjtë, goranët e komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë, pra edhe kroatët e malazezët, të ndërtojmë një të ardhme evropiane dhe një Kosovë evropiane. Kosova është i vetmi atdhe që kemi dhe të cilin me forca të përbashkëta duam ta lidhim me rrugën evropiane, ta bëjmë një vend që plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Sepse rruga evropiane për këtë Qeveri, thjesht nuk ka alternativë. Edhe na nevojitet edhe e duam.

 

Me këtë angazhim dëshmojmë se shteti i Kosovës dhe Qeveria jonë janë edhe e vërteta juaj, atdheu dhe qeveria e të gjithëve pa përjashtim.

 

Unë ju shpreh mirënjohje secilit e secilës prej jush për angazhimin e  palodhshëm, për kontributin e pa kursim dhe për rolin tuaj të çmueshëm në institucione dhe në shoqëri.

 

Në fund, më lejoni të ju uroj edhe 15- vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke dëshiruar që gjithë së bashku të forcojmë ndjenjën e dashurisë, dhe ta shtojmë angazhimin e punën, duke i uruar vendit tonë jetëgjatësi të përjetshme.

 

Ju faleminderit.

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

OKB nis një apel prej 1 miliardë dollarësh për viktimat e tërmetit në Turqi

Lajmi tjetër

Real Madrid do të nënshkruajë me Fran Garcian

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM