Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, e cila do të mbahet sot më 22 prill 2022, në ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Përmes kësaj nisme Qeveria e Republikës së Kosovës synon të përmirësojë performancën ekonomike, të nxisë inovacione për të krijuar sektorë të rinj biznesi, për t’i bërë komunat tona të qëndrueshme në aspektin mjedisor dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë dhe të brezave që do të vijnë, transmeton Fol Drejt.
Vizioni i Qeverisë është planifikimi dhe investimet cilësore, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe infrastrukturës së integruar në harmoni me mjedisin e pastër, mirëqenien dhe mobilitetin.
Qeverisja lokale ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës fton komunat të bëhen pjesë e nismës “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”. Duke e nënshkruar atë, komunat përfitojnë mbështetje financiare e profesionale në dizajnimin e politikave të integruara të zhvillimit urban, social dhe ekologjik
Kjo është agjenda e organizimit:
16:00 Fjalë hyrëse
Shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
16:10 Video mesazhe
Znj.Viola Von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian
Z.Manuel Sarrazin, Përfaqësues special i qeverisë federale gjermane për Ballkanin
Perëndimor
Znj.Marieluise Beck, ish deputete e Bundestagut nga Partia e Gjelbër gjermane
16:20 Folësit
Znj.Ulrika Richardson, Kordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë
Z.Jacob Webber, I ngarkuar me punë, Ambasada e Britanisë në Kosovë
Znj.Annette Fath-Lihic, Këshilltare e Lartë Politike/Kordinatore Ekzekutive, EUSR
Z.Edolind Topalli, Aktivist i ri për mbrojtjen e mjedisit
16:40 Shfaqja e videos së shkurtër për mjedisin./FolDrejt/