Zyrja e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se është zhdukur komandanti i lartë rus, Eduard Basurin.
Sipas pretendimit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Basurina ishte komandanti që urdhëroi shfrytëzimin e armëve kimike në Mariupol.
Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët “nuk justifikuan besimin e madh” të Rusisë dhe nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës.
“Fati i mëtejshëm i ish-komandantit nuk dihet”, shkruan më tutje në njoftim e autoriteteve ukrainase.
Ky nuk është rasti i vetëm i “zgjidhjes së çështjes” të komandantëve që nuk kanë sjell rezultatet e kërkuar prej tyre.
Ndryshe, Basurina është zëvendëskomandanti i Korpusit të Mbrojtjes të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetskut