Barcelona ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare sponsorizimi me kompaninë “Spotify”. Lajmi është bërë i ditur nga Barcelona, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.
Klubi katalanas bëri të ditur se nga sezoni i ardhshëm, stadiumi i tyre do të quhet “Spotify Camp Nou”. Vlen të përmendet se Barça nga kjo marrëveshje do të përfitojë 237 milionë funte.
Emri “Spotify” do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23. Gjithashtu, emri i kësaj kompanie do të shfaqet edhe në veshjet e stërvitjeve.