Federata e Futbollit të Polonisë ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish-trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, shkruan Fol Drejt.
Gjatë prezantimit të tij, Santos tha për mediat se do të zhvendoset për të jetuar në Poloni muajin e ardhshëm dhe se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë edhe ligës Ekstraklasa, në mënyrë që të grumbulloj futbollistët më të mirë për kombëtaren polake. /FolDrejt/