Sot Finlanda u bë anëtarja e 31-të e plotë e NATO-s, pasi kreu i diplomacisë finlandeze, Pekka Havisto, i dorëzoi në Bruksel Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dokumentin për anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Havisto nënshkroi më parë një dokument për anëtarësimin e vendit në NATO në selinë e Aleancës.
Ceremonia zyrtare e anëtarësimit të Finlandës në NATO do të mbahet sot në Bruksel, transmeton Fol Drejt.