Milani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimoviç deri në qershor 2021.
“AC Milan njofton se kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimoviç, duke zgjatur kontratën me Rossonerët deri në Qershor 2021,” shkroi klubi në një deklaratë.
Ibrahimoviç vazhdon udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm me Rossonerët, një aventurë që filloi me një Scudetto dhe Super Kupën e Italisë.
Ai u kthye janarin e kaluar dhe ndihmoi klubin të kthehej në Evropë me 11 gola në 20 ndeshje dhe 38-vjeçari do të vazhdojë në San Siro deri në qershorin e ardhshëm.
Ai është bashkuar sot me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin Stefano Pili në Milanello, ku ai zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore pas pushimit të verës.