Ky lajm ishte i pritur, por tani është zyrtare. Ndeshja ndërmjet Inter-it dhe Ludogorets-it e cila do të luhet të Enjten mbrëma do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkaqe të rasteve me koronavirus të shfaqura në veriun e Italisë.
Në fillim është menduar që të shtyhet ndeshja për një datë tjetër, megjithatë në çastet e fundit u vendos të luhet, por pa tifozë.
“UEFA ka deklaruar zyrtarisht që ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. Këte mëngjes, klubi italian i ka dërguar një letër klubit bullgar ku thuhet që autoritetët kanë dhënë driten e gjelbër që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozeve”.