Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër ish-gjyqtarit Sali Berisha për shkak të veprave penale “Marrja ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19.09.2019 deri me datën 13.12.2019, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 14.12.2019 deri me datën 23.03.2020, raporton Klankosova.tv.
Atij po ashtu i është shqiptuar dënim unik me gjobë në shumë prej 5 mijë eurosh, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, raporton Klankosova.tv, përcjell Fol Drejt.