Real Madrid dhe Espanyol ranë dakord për huazimin e sulmuesit me përvojë Joselu, i cili do të luajë në Madrid deri në fund të sezonit të ardhshëm, me opsionin për të blerë në fund të sezonit, konfirmoi Real Madridi në faqen zyrtare të internetit.
Ky është një sulmues 33-vjeçar i cili ishte golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga sezonin e kaluar me 16 gola, vetëm dy më pak se Karim Benzema dhe sipas njoftimeve të mediave spanjolle, ai duhet të jetë zëvendësues i francezit të njohur që u transferua në Al-Ittihad dhe sipas gjasave nga Reali nuk do të sjellin një tjetër sulmues.
Joselu iu bashkua akademisë së Real Madridit në moshën 20-vjeçare dhe luajti dy sezone në Castilla, duke bërë debutimin e tij për ekipin e parë të Real Madridit në vitin 2011.
Më pas ai luajti për Hoffenheim, Eintracht, Hannover, Stoke, Deportivo, Newcastle dhe ishte anëtar i Espanyol që nga viti 2022.
Të martën e datës 20 qershor në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e prezantimit të Joselu si lojtar i ri i Real Madridit, transmeton Fol Drejt.