Liverpool tashmë zyrtarisht ka arritur marrëveshjen me yllin e Fulham. Bëhet fjalë për Fabio Carvalho i cili do të vihet nën urdhrat e Jurgen Klopp nga 1 korriku.
Nënkampionët e Premier League kanë paguar 5 milionë paund, ndërsa kjo shumë bashkë bonuset mund të shkojë deri në 7.7 milionë.
Carvalho, i cili është pjesë e Portugalisë U21, ka shënuar 10 gola në Championship këtë sezon, ndërkohë që ka dhënë edhe 8 asiste në 36 ndeshje./FolDrejt/