Sipas Fabrizio Romanos, ish-legjenda e Real Madridit, braziliani Marcelo, ka nënshkruar kontratë me klubin brazilian, Fluminense, raporton Fol Drejt.
“Zyrtare: Lojtari më i dekoruar i historisë së Real Madridit, Marcelo, kthehet te skuadra braziliane Fluminense, kontrata është nënshkruar”, shkroi Romano në Facebook.
Romano shtoi se pas përfundimit të kontratës me skuadrën greke Olympiacos, Marcelo ka rënë dakord për një marrëveshje afatshkurtër me Fluminense.
“Marcelo ishte i lidhur me Al Nassr, por marrëveshja nuk ishte as afër, prioriteti i tij ishte futbolli brazilian.”, tha në fund Romano. /FolDrejt/