Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit boshnjak, Miralem Pjanic nga Juventusi.
Nëse dikush do ta prishë kontratën e Barcelonës me lojtarin duhet të paguajë një shumë prej 400 milionë euro.
Pjanic ka firmosur për 4 vite me blaugranat dhe ky do të jetë sezoni i fundit bardhezi.
Ai u transferua te Juventusi në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro. Boshnjaku ka fituar 3 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë Italie me bardhezinjtë.