Gazetari sportiv, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mbrojtësi francez Presnel Kimpembé nuk do të jetë pjesë e kombëtares për Kupën e Botës, shkruan Fol Drejt.
Ai tha se Axel Disasi e zëvendëson atë në listën e Didier Deschamps.
Romano shtoi se Marcus Thuram është përfshirë nga Deschamps dhe se lista e Francës tashmë është 100% e plotësuar. /FolDrejt/