Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar rasti i 22’të me koronavirus në Kosovë, raporton Express.
Sipas IKSHP’së, i infektuari është një 67-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Komunës së Malishevës.
“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive. Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare”, thuhet në komunikate.
Instituti ka bërë me dije se që nga 8 shkurti e deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 345 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e dy raste kanë rezultuar pozitive.