Ukraina po ndërton një mur betoni të përforcuar me tela me gjemba, një hendek dhe një argjinaturë për të forcuar kufirin e saj me Bjellorusinë në rajonin Volyn, tha më 11 nëntor Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sipas Timoshenkos, muri tashmë përfshin tre kilometra dhe ndërtimi po vazhdon gjithashtu në rajonet Rivne dhe Zhytomyr të Ukrainës. /FolDrejt/