Përfitimi nga pandemia e Covid-19 nuk duhet të ndodhë më kurrë, paralajmërojnë zyrtarë botërorë.
Në një letër të hapur drejtuar qeverive botërore, nënshkruesit akuzojnë kompanitë e mëdha farmaceutike për “shfrytëzim” të vaksinave të financuara publikisht me mesazhin se njerëzimi duhet të jetë i pari mbi tregtinë, raporton Reuters.
Laureati i Nobelit Joseph Stiglitz, ish-zonja e parë e Afrikës së Jugut dhe Mozambikut Graça Machel dhe ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon janë në mesin e afro 200 nënshkruesve të një letre që u bën thirrje qeverive që të mos lejojnë më kurrë që “përfitimi dhe nacionalizmi” të dalin përpara nevojat e njerëzimit, raporton Reuters./FolDrejt/