Vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani provokoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara, por edhe në botë.
Siç kanë theksuar zyrtarët e al-Qaidas, megjithëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 Shtator, lufta do të vazhdojë në pjesë të tjera të botës.
“Lufta kundër Shteteve të Bashkuara vazhdon në të gjitha frontet e tjera derisa amerikanët të largohen nga të gjitha pjesët e botës islamike”, thanë zyrtarët e al-Qaidas.
Gjithashtu, zyrtarët e al-Qaidas theksuan se “amerikanët u mundën në Afganistan dhe se kjo luftë arriti qëllimin e saj themelor, që është të dëmtojë ekonominë amerikane”.
Kontingjenti i parë i trupave duhet të tërhiqet që në maj dhe anëtarët e fundit të misionit amerikan në këtë vend duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator.