Në kohë krize, kur qytetarët janë të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse, burokratët e BE-së i rrisin pagat me 6.9 për qind.
Rritja e pagave është pasojë e procesit automatik të përshtatjes së pagës me inflacionin në Belgjikë dhe Luksemburg.
Në një dokument të brendshëm të drejtorit të financave të BE-së, i cili kujdeset për 50 mijë punonjës, parashikohet kjo rritje e ndjeshme, e cila ka bërë që shumë vende të protestojnë dhe të kërkojnë braktisjen e saj, shkruan e përditshmja vjeneze “Esterreich”, transmeton Fol Drejt.