Zyrtarët komunalë të Graçanicës, përfshirë kryetaren Ljiljana Subariq, u mblodhën para manastirit të kësaj komune për t’i përçuar një mesazh në mbështetje të tenistit Novak Gjokoviq, i cili u dëbua nga Australia dhe s’mund të marrë pjesë në Australian Open.
Por, kur disa gazetarë tentuan t’i xhironin ata kundërshtuan.
Ekipit të “Media Centar” iu tha se fotografia që donin të bënin ishte private.
Madje, nënkryetari i komunës, Milan Joksimoviq, u tregua kureshtar se si e morën vesh gazetarët për këtë ngjarje.
Siç shkruan Kossev, duke qenë se ngjarja për mbështetjen e Gjokoviqit zgjati vetëm disa minuta, gazetarët arritën ta merrnin të plotë.
Zyrtarët e Graçanicës mbajtën një flamur serb në dorë derisa realizuan fotografinë.