Zyrtarët në Hawaii u kanë kërkuar banorëve që të dorëzojnë mostrat e ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e mbetjeve njerëzore të gjetura në hirin e një zjarri me lëvizje të shpejtë në ishullin Maui që vrau të paktën 115 njerëz në fillim të këtij muaji, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Sipas autoriteteve, të paktën 1,100 persona janë ende të zhdukur, me Byronë Federale të Hetimit (FBI) që kërkon ndihmën e anëtarëve të familjes për identifikimin e eshtrave të të vdekurve, raportoi AFP.
Agjenti special Steven Merrill u tha gazetarëve të martën se numri i personave të zhdukur ka të ngjarë të rritet.
“Ne jemi duke kryqëzuar të gjitha listat në mënyrë që të mund të përcaktojmë se kush në fakt është ende i pagjetur,” tha Merrill.
Hetuesit pranuan mundësinë që jo të gjitha mbetjet e viktimave nga zjarri që nisi më 8 gusht në Maui të gjenden ndonjëherë.
Qyteti turistik i Lahaina, shtëpia e 12,000 njerëzve, u fshi nga harta, me mijëra njerëz të zhdukur që fillimisht u shfaqën në listat e mbajtura nga organizata të ndryshme, duke përfshirë policinë, Kryqin e Kuq dhe strehimoret.