Zyrtarët e rajonit Kherson njoftuan sot se do të ndihmojnë qytetarët të evakuohen nga pjesët e territorit të pushtuar nga rusët në bregun lindor të lumit Dnieper për shkak të intensifikimit të mundshëm të konfliktit.
Shefi rajonal Yaroslav Yanushevich tha se zyrtarët hoqën përkohësisht ndalimin e kalimit për të lejuar ukrainasit që jetojnë në fshatrat përtej lumit të kalojnë Dnieper deri të hënën, transmeton Fol Drejt.
“Evakuimi është i nevojshëm për shkak të intensifikimit të mundshëm të armiqësive në këtë zonë”, ka shkruar Janusevic në Telegram./FolDrejt/