Zyrtarët e lartë amerikanë zhvilluan bisedime me homologët e tyre ukrainas për rrjedhën e luftës Rusi-Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali Mark A. Milley, kreu i Zyrës Presidenciale Shtetërore të Ukrainës, Andrii Yermak, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi zhvilluan një bisedë përmes internetit.
Palët diskutuan mbështetjen e vendosur që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën e cila mbron veten kundër sulmeve të Rusisë, thuhet në deklaratën ku theksohet se zyrtarët ukrainas përcollën informacionet e përditësuara lidhur me situatën në fushën e betejës.
Më tej bëhet e ditur se pala ukrainase ka shprehur mirënjohjen për ndihmat ushtarake të SHBA-së që vazhdojnë. Po ashtu vihet në dukje se zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar edhe një herë mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Ndër të tjera është ndarë informacioni se në fund të bisedës ka marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy./FolDrejt/