Zyrtarët ndihmës të arbitrit nga dhoma e VAR-it, të cilët gabuan në gjykim në ndeshjen Tottenham – Liverpoo, gabim që iu kushtoi të kuqeve me një humbje, nuk janë përzgjedhur për ndeshjet e kësaj fundjave në Premier League, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
Darren England dhe ndihmësi Dan Cook nuk e përmirësuan gabimin në gjykim, kur iu mohua goli i Luis Diazit, meqë rasti u kualifikua si pozitë jashtë loje.
Gjyqtari në fushë nga ajo ndeshje, Simon Hooper, do të jetë zyrtari i VAR për udhëtimin e Bournemouth në Everton.
Michael Oliver, i cili ishte gjyqtari i katërt, do të luajë në dy ndeshje.
Oliver do të jetë zyrtar i VAR-it për ndeshjen e Lutonit kundër Tottenhamit të shtunën, përpara se të marrë përgjegjësinë në fushë për ndeshjen e Arsenalit kundër Manchester Cityt të dielën./FolDrejt/