Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje banorëve që të evakuohen nga Kherson, mes sulmeve të ripërtërira të Rusisë në qytetin jugor, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Unë po u them këtyre njerëzve se Kherson është një nga qytetet më të rrezikshëm për momentin. Kështu që u kërkoj atyre të imagjinojnë se do të shkojnë me pushime për disa javë. Mund të jetë më e lehtë për ta që të vendosin të lëvizin në këtë mënyrë. Por megjithatë, shumë njerëz po qëndrojnë në qytet, “tha anëtari lokal i këshillit të qytetit Kherson, Dmytro Poddubniy për CNN.
Rusia u tërhoq nga qyteti në nëntor, në një nga arritjet më të rëndësishme ushtarake të forcave të Kievit që nga pushtimi prej Moskës dhjetë muaj më parë./FolDrejt/