Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar më shumë se 15 raketa ruse të lëshuara drejt kryeqytetit Kiev gjatë raundit të fundit të sulmeve ajrore të Moskës, kanë thënë zyrtarët e qytetit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Armiku lëshoi më shumë se 15 raketa lundrimi në drejtim të Kievit. Falë punës së jashtëzakonshme të mbrojtjes sonë ajrore, të gjitha objektivat u shkatërruan”, citoi Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit, të thoshte në Telegram kreun e saj, Serhiy Popko.
“Përkundër kësaj, rreziku i sulmeve ajrore nuk ka kaluar”, shtoi ai. “Qëndroni në strehimore deri në fund të alarmit për sulm ajror.”/FolDrejt/