Dogana e Kosovës njofton se me të pranuar njoftimin zyrtar për arrestimin e zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar për dyshimin se ka kryet veprat penale.
Dogana e Kosovës njofton se procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore.
“Dogana e Kosovës përkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta.
Rikujtojmë publikun se Dogana ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/