Zyrtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Blerim Brahimi, dyshohet se ka sulmuar administratorin e këtij institucioni të drejtësisë, Shaban Gërxhaliun, mëson Paparaci nga burimet e veta.Rasti siç mëson Paparaci, ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Pallatin e Drejtësisë.
Administratori Gërxhaliu dyshohet se është rrahur nga zyrtari Brahimi.Brahimi, është ndaluar për 48 orë nga prokurorja kujdestare. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila bëri të ditur se zyrtari Brahimi dyshohet se ka kryer sulmin ndaj Gërxhaliut.“Mund t’ju njoftoj se sot, me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’. Personi i ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj punonjësit të Gjykatës Themelore ne Prishtinë”, tha ajo.