Politikani i Partisë Socialdemokrate, Frank Schwabe, i emëruar si Zyrtar për Lirinë e Fesë dhe Besimit të qeverisë gjermane, ka reaguar për sulmin ndaj varrezave muslimane në Iserlohn, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Islami i përket Gjermanisë. Është një shans për muslimanët që të jenë pjesë e vendit tonë në jetë dhe vdekje. Ata që nuk i respektojnë varrezat janë islamofobikë dhe racistë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Schwabe në Twitter.
Schwabe gjithashtu në një deklaratë me shkrim për emërimin e tij si kryetar i zyrës për Lirinë e Fesë dhe Besimit tha se, “Përkatësia në një fe dhe botëkuptim për shumë njerëz është një pjesë integrale e identitetit të tyre dhe i lidh njerëzit së bashku midis kombeve. Kufizimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimi po përjeton një rilindje të tmerrshme. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Të gjithë aktorët dhe grupet fetare paqësore duhet të lejohen të praktikojnë lirisht besimin e tyre. Unë do të bëj gjithçka që kam në fuqi për ta arritur këtë”.
Në qytetin Iserlohn, në shtetin gjerman të Rhine-Westfalisë, në natën e Vitit të Ri u shkatërruan gurët e varreve në varrezat muslimane.
Në sulm, një person apo persona të paidentifikuar kanë thyer gurët e varreve të muslimanëve dhe kanë dëmtuar varret.