Nënkryetari i administratës së instaluar nga Rusia në Kherson u ka kërkuar njerëzve të largohen nga qyteti ndërsa trupat ukrainase bëjnë presion për të rimarrë kontrollin mbi të.
“Të gjithë këtyre njerëzve që kanë injoruar të gjithë kërkesën tonë në lidhje me sigurinë dhe granatimet, dua të kujtoj edhe një herë se situata nuk është vërtet e lehtë”, tha Kirill Stremousov në një video të postuar në Telegram, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Dhjetëra mijëra civilë janë evakuuar tashmë nga Kherson, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, i cili u kap nga forcat ruse në fillim të luftës.
Stremousov gjithashtu tregoi të enjten se trupat ruse do të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në mes të kundërofensive të Ukrainës, me forcat e Kievit që sulmojnë nga perëndimi.
“Me shumë mundësi njësitë tona, ushtarët tanë, do të nisen për në bregun e majtë [lindor],” tha Stremousov për Solovyov Live, një media në internet pro-Kremlinit./FolDrejt/