Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka mbështetur Presidentin Volodymyr Zelensky dhe puna e Britanisë ishte të mbështeste Ukrainën politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht, sipas admiralit Sir Tony Radakin, shefit të shtabit të mbrojtjes britanike, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Radakin tha gjithashtu se Rusia po humbet luftën në Ukrainë dhe se i takon Ukraina të vendosë se kur dhe si do të negociojë. “Ne duhet të jemi të respektueshëm – dhe të pranojmë se është Zelensky ai që do të përcaktojë për kombin e tij se kur është pika e duhur e negociatave”, tha Radakin. /FolDrejt/