Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths thotë se ai është “relativisht optimist” se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejonte eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi do të zgjatet përtej mesit të nëntorit.
Sipas Al Jazeeras, Griffiths udhëtoi për në Moskë me zyrtaren e lartë të tregtisë së OKB-së Rebeca Grynspan në fillim të këtij muaji për diskutime me zyrtarët rusë mbi marrëveshjen, e cila synon gjithashtu të lehtësojë eksportet e grurit dhe plehrave ruse në tregjet globale./FolDrejt/