Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Iranit janë takuar në Moskë për bisedime mbi përpjekjet e fundit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Përballë sanksioneve, Sergei Lavrov dhe Hossein Amir-Abdollahian diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit të tyre ekonomik dhe ushtarak.
Bashkëpunimi në mbrojtje “nuk është i drejtuar kundër ndonjë vendi të tretë”, tha ministri i Jashtëm iranian për agjencinë e lajmeve IRNA pas mbërritjes në Moskë.
Sipas zyrtarëve perëndimorë, Irani po mbështet gjithashtu partnerin e tij me furnizime të të ashtuquajturave dronë kamikaze në luftën në Ukrainë./FolDrejt/