Gjermania dhe Franca duhet të paguajnë kompensim për banorët e rajonit të Donbasit, tha kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, duke iu referuar komenteve të bëra nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë me një revistë gjermane, ish-udhëheqësi tha se marrëveshjet e paqes që synonin t’i jepnin fund konfliktit në Ukrainën lindore që filloi në vitin 2014, ishin një përpjekje për t’i “i dhënë Ukrainës kohë” për të ndërtuar mbrojtjen e saj.
“Rrëfimi i Merkelit vendos përgjegjësi morale dhe materiale për zhvillimet në Ukrainë mbi Gjermaninë dhe Francën”, shkroi Volodin në kanalin e tij Telegram. “Ata do të duhet të paguajnë dëmshpërblim për banorët e republikave të Donbasit për tetë vitet e gjenocidit dhe dëmeve të shkaktuara. Ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi ai./FolDrejt/