Një zyrtar rus ka thënë se lufta në Ukrainë do të mbarojë së shpejti.
Operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të përfundojë së shpejti, ne nuk do ta zgjasim atë, ka thënë nënkryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Rusisë Andrei Klimov , sipas fjalëve të cituara nga agjencia e lajmeve Ateo Breaking, shkruan la Republica, transmeton Fol Drejt.
Gjatë 24 orëve të fundit në luftën Rusi-Ukrainë anija luftarake ruse Detit të Zi, Moskva, është fundosur në det pasi një zjarr në bordin e saj detyroi ekuipazhin të evakuohej. Ukraina thotë se ka sulmuar anijen, ndërsa Rusia pretendon se municionet në bord janë hedhur në erë.
Mbytja e anijes shihet si një goditje masive për marinën ruse.
Luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës, në ditën e 51-të të luftës. Shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, si dhe në qytetin Kherson
Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj të naftës dhe gazit në Azi. Ai paralajmëroi se vendet evropiane po destabilizojnë tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftën ruse duke “fituar para në gjakun e të tjerëve”. Në një intervistë për BBC, ai veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë.
Zyrtarët rusë vazhdojnë të pretendojnë se Ukraina po sulmon zonat kufitare në Rusi
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për dërgimin e më shumë armëve në vendin e tij. Ai tha se ata janë të nevojshëm për të thyer rrethimin e Mariupolit.
Lufta në Ukrainë po ndikon “rënd” ekonominë e eurozonës dhe ka shkaktuar rritje të kostove të energjisë, ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe besim më të dobët të konsumatorëve, tha shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde./FolDrejt/