Refuzimi i shteteve të Ballkanit për t’i hapur rrugë vizitës dy ditore të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Serbi, ka nxitur reagimet në skenën politike ruse. Derisa Lavrov e ka konsideruar këtë situatë si të paprecedentë, reagim i ashpër e kërcënues ka ardhur nga shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dimitri Rogozin.
Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë, transmeton Fol Drejt.
Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.
Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.
Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme. Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është radha e Ballkanit. /FolDrejt/
Вот чем хорош "Сармат"? Он у трусливых болгар, злопамятных румын и предавших нашу общую историю черногорцев согласие на пролёт спрашивать не будет. Равно как и у прочих шведов.
— ROGOZIN (@Rogozin) June 5, 2022