Zv/ministri rus i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mikhail Bogdanov, ka bërë të ditur se Rusia së shpejti do të rihapë ambasadën e saj në Libi.
Misioni diplomatik i Rusisë në Tripoli u zhvendos në Tunizinë fqinje pasi u sulmua në tetor të vitit 2013, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Bogdanov tha se emërimi i ambasadorit do të shpallet së shpejti.
“Ambasada (jonë) do të rihapet në Libi në të ardhmen e afërt. Do të mësoni për emërimin e ambasadorit. Tani duhet të zgjidhim çështjet organizative, për momentin nuk ka ku të punohet, përkohësisht, ndoshta kolegët tanë do të punojnë në ndonjë hotel”, tha Bogdanov.
Në lidhje me zgjedhjet parlamentare izraelite të planifikuara për 1 nëntor, Bogdanov tha se Moska shpreson se votimi do të sjellë përmirësim në marrëdhëniet dypalëshe.
Libia e pasur me naftë është zhytur në konflikt dhe dhunë që nga përmbysja e ish-sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011./FolDrejt/