Fitorja ushtarake e Ukrainës ndaj Rusisë do të jetë e pamundur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës frenojnë furnizimet e artilerisë me raketa me rreze të gjata, tha një zyrtar i lartë ukrainas për CNN.
Më herët presidenti amerikan, Joe Biden tha se SHBA-të nuk kanë plane për të dërguar sisteme raketore në Ukrainë që mund të arrijnë në Rusi, pasi armatosja e Ukrainës ka ngritur shqetësime në Perëndim se raketat mund të përdoren për sulmuar objektivat brenda Rusisë.
Ndërkohë nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev ka përshëndetur vendimin e Uashingtonit, shkruan Skynews.
Moska e ka dënuar hapur SHBA-në për furnizimin e Ukrainës me armë gjatë gjithë asaj që ajo e quan një “operacion special ushtarak”.
SHBA i ka ofruar Ukrainës një sasi të konsiderueshme ndihme ushtarake që kur Rusia nisi një pushtim të vendit të fund të shkurtit.