Zyrtari ukrainas Alexei Arestovich deklaroi se edhe një numër i vogël i sistemeve të tilla të armëve, vetëm 20, do të ishte një “ndryshim i lojës” në konfliktin me Rusinë, sepse do t’u mundësonte trupave ukrainase të mbroheshin nga sulmet ruse me rreze të gjatë.
Një fitore ushtarake kundër Rusisë është “e pamundur” nëse Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgesat e artilerisë me rreze të gjatë në Kiev, tha për CNN zyrtari i lartë ukrainas Alexei Arestovich.
Arestovich, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha televizionit amerikan se këto armë ishin “thelbësore për fatin e Ukrainës dhe pavarësinë e saj”./FolDrejt/