Forcat ruse kanë filluar të përdorin traktorë për të zhvarrosur dhe transportuar trupat e civilëve të vrarë nga bombardimet në qytetin port juglindor të Mariupol të Ukrainës, sipas një zyrtari lokal, shkruajnë mediat e huaja.
“Trupat gërmohen, ngarkohen në traktorë dhe dërgohen në morg,” tha në një postim në Telegram, Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupol, i cili ndodhet jashtë qytetit.
Ai pohoi se disa prej trupave më pas varrosen në varre masive.
“Trajtimi i të vdekurve si mbeturina është bërë normale,” tha Andryushchenko. Al Jazeera nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e tij./abcnews/