Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zyrtaren e lartë të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Çështje Globale të Grave (S/GWI), Katrina Fotovat, transmeton Fol Drejt.
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sipas Presidentes Osmani, është ngjarja e parë e përmasave të tilla me pjesëmarrës nga 6 kontinente.
Gratë e Kosovës, përveç që e kuptojnë peshën e kësaj agjende janë shembulli në i mirë i angazhimit rreth saj.
Sipas Osmanit, ato shquhen posaçërisht për angazhimin aktiv drejt lehtësimit dhe ballafaqimit me pasojat e luftës dhe drejtësinë tranzicionale. Një theks të veçantë presidentja ka vënë edhe te çshtja e të mbijetuarave nga dhuna seksuale gjatë luftës. Përveç komisionit parlamentar, sipas presidentes, edhe gratë nga shoqëria civile kanë ndihmuar, gjithashtu të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Osmani ka shfaqur bindjen se me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme.
Sipas njoftimit të Presidencës, palët janë dakorduar për bashkëpunim dhe koordinim të rregullt drejt realizimit të projekteve të përbashkëta drejt avancimit dhe zbatimit të Agjendës GPS./FolDrejt/