Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar për më shumë se një orë në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur ditën e sotme.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar në ashensor për më shumë se një orë, është dashtë të vjen zjarfikësit për intervenim, e po ashtu edhe ndihma e shpejtë”, thuhet në raport të këtij insitucioni.
Siç bëri të ditur Arifi, zjarrfikësit kanë thyer murin në mënyrë që të nxirret zyrtarja e bllokuar.
Probleme të tilla të bllokimit të ashensorëve janë mjaft të shpeshta në vendin tonë.