Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore që u nisi në orët e hershme të mëngjesit në fshatin e Kamenicës.
Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave, transmeton telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Përveç dy personave të arrestuar, Policia po kërkon edhe disa të tjerë.
“Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim edhe të disa personave të tjerë që kanë qenë të paqasshëm në momentin kur ne i kemi kërkuar. Ndërsa janë të njohur për ne”, ka thënë Hashani.
Kjo është hera e dytë, ku rrënohen veprimtari ilegale në Karaçevë.
Në aksionin e vitit të kaluar ishin rrënuar 12 objekte që ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit. Tashmë janë ngritur më shumë se 70 kallëzime penale për këtë rast.