Një enigmë e mirë inkurajon aktivitetin gama në tru i cili është i shkëlqyeshëm për kreativitetin dhe mbajtjen e trurit të ri.
Sipas neuroshkencëtares Carolyn Leaf, truri është organi i vetëm në trup që përmirësohet me moshën, por duhet të ushtrohet.
Leximi në përgjithësi është një mënyrë e mahnitshme për të praktikuar mendjen dhe të menduarit krijues. Por mund të keni përfitime shtesë nëse i kushtoni vëmendje mënyrës së leximit.
“Ju do të duhet të lexoni me entuziazëm, t’i konsumoni dhe t’i shijoni fjalët. Në vend që të lexoni disa faqe pa entuziazëm para se të shkoni në shtrat sepse keni dëgjuar se është mirë për ju, lëreni mendjen tuaj të hyjë në një botë tjetër. Kjo krijon rrjedhje të shkëlqyeshme të gjakut në tru dhe aktivizon një ekuilibër të frekuencave në tru që mund të promovojnë neuroplastikë të shëndetshme,” shpjegon Leaf, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Sidoqoftë, nuk janë vetëm enigmat ato që mund të stimulojnë aktivitetin e trurit.
Psikiatri dhe eksperti i çrregullimeve të trurit Daniel Amen tha se pingpongu është loja më e mirë për trurin.
Leaf thotë se ecja dhe ëndërrimi do të përfshijë 200 pjesë të ndryshme të trurit në një mënyrë krijuese dhe stimuluese që mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit të ri.
Ajo thotë se dëgjimi i muzikës, duke e lejuar atë që t’ju “bartë”, mund të ketë një efekt rigjenerues në rrjedhën e përgjithshme të energjisë në tru.