Grupi i familjeve të pikëlluara për drejtësi në Britaninë e Madhe filloi të vizatojë 150.000 zemra në murin përballë Parlamentit britanik, në kujtim të viktimave të pandemisë.
Grupi COVID-19 i familjeve të pikëlluara për drejtësi në Britaninë e Madhe ka kërkuar fillimin e një hetimi publik për veprimet e qeverisë në lidhje me pandeminë.
“Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë dhe plotësisht unik, ashtu si të dashurit që kemi humbur,” tha Matt Fouler, bashkëthemelues i grupit.
Qeveria britanike ka premtuar të ndërtojë një monument për viktimat pas përfundimit të pandemisë.